Tema e të pagjeturve nuk po trajtohet dinjitetshëm

03 nëntor 2020 | 17:54

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e ka quajtur të padinjitetshme trajtimin që qeveria Hoti po i bënë temës së peronave të zhdukur që nga koha e përfundimit të luftës në Kosovë.

Ajo në seancën e sotme plenare të Kuvendit lidhur me të pagjeturit, i ka cilësuar si zhgënjyese takimet në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.

“Takimet zhgënjyese në Bruksel ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë edhe një herë po dëshmojnë se këto bisedime nuk do të sjellin asgjë pozitive për vendin tonë. Kemi dhjetëra rezoluta që përmenda edhe më herët të miratuara në këtë Kuvend. Ato kanë kërkuar që të kushtëzohen bisedimet deri në zbardhjen e fatit të pagjeturve. Këto rezoluta asnjëherë nuk janë respektuar nga asnjë qeveri. Përjashtim bënë qeveria Haradinaj. Bisedimet në Bruksel nuk janë serioze dhe nuk do të shkojmë atje për të bërë foto. Këto foto ishin në interes vetëm të Serbisë, pasi ajo shtynte agjendat e veta. Me të drejtë është kërkuar që në procesin e dialogut të përfshihet ShBA”, ka thënë deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.

“Që nga fillimi i themelimit të qeverisë Hoti, vazhdimisht kemi qenë të shqetësuar se tema e të pagjeturve mundet të trajnohet, dhe kjo çështje mendoj që nuk është trajtuar me dinjitet”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga deputetët…