Tema për targat u shpërdorua paturpësisht dhe me një çasje irrituese nga delegacioni serb

14 maj 2022 | 09:05

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shef i ekipit negociator të Kosovës me Serbinë, Besnik Bislimi, ka akuzuar palën serbe se po i keqpërdor takimet në Bruksel.

Ai ka thënë se takimi i djeshëm në Bruksel, ishte thirrur pas garantimit të palës serbe që përfundimisht do të jenë konstruktiv dhe do vijnë me propozim konkret për një zgjidhje permanente për problemin e targave, e cila do të jetë në harmoni me praktikat më të mira evropiane.

“Në vend të kësaj, ata shfrytëzuan takimin vetëm për të mashtruar komunitetin ndërkombëtar për gjoja gatishmërinë e tyre për bashkëbisedim dhe për të derdhur një varg deklaratash të pamatura para gazetarëve. Fatkeqësisht, mundësia e fundit për të gjetur një zgjidhje të mirë për qytetarët në temën e targave u shpërdorua paturpësisht dhe me një çasje irrituese”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se shumë i pakuptimtë ishte edhe deklarimi për mosgatishmëri i palës së Kosovës për takim trilateral.

“Meqë ishte ekipi ynë që insistoi në takim trepalësh, por Beogradi nuk u dha leje për këtë”, ka shkruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës dhe Korporata Amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit kanë…