Temperatura sot, deri në 26 gradë celsius

05 tetor 2023 | 08:30

Vranësira kalojnë përgjatë ditës së enjte mbi vend, që vende-vende edhe mund të sjellin kushte për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë, kryesisht përreth zonave malore.

Ditën nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell. Temperaturat minimale zbresin në 11C deri 14C, e ato maksimale, lehtazi në rënie dhe luhaten ndërmjet 23C e 26C, njofton Prishtina Weather.

Më shumë vranësira shfaqen edhe ditën e premtë, megjithëse nuk mungojnë intervalet me diell.

Temperaturat zbresin në 21C deri 22C. Nga fundjava dhe ditën e hënë parashihet të mbajë mot stabil, kryesisht me diell e kthjellime, ndërsa temperaturat shënojnë rritje deri në 25C e 27C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të…