Temperatura sot, deri në 35 gradë

19 qershor 2024 | 08:31

Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet edhe ditën e mërkurë në vend. Temperaturat minimale zbresin deri në 17C e 19C, e ato maksimale arrijnë deri në 33C e 35C. Do të fryjë erë e lehtë jugperëndimore 2-5m/s.

Së paku deri në fundjavë do të vazhdojnë kushtet e valës së nxehtësisë të dominuara kryesisht me kthjellime e diell, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e premte mund të ketë kalime vranësirash, e në fundjavë zonave malore nuk përjashtohen mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima, kryesisht orëve të pasdites, që më pas mund të depërtojnë në pjesë të tjera të vendit.

Maksimalet shkojnë deri në 36C, e lokalisht 37C e 38C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Podujeva me shumë aktivitete sot shënon Dita e Çlirimit. Për…