Temperaturat e larta, alivanoset qytetari në Podujevë
19 qershor 2024
| 15:16
Një qytetar në Podujevë është alivanosur si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.
Në pamjet e siguruara nga “KP” shihet se në vendin e ngjarjes ka mbërritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë dhe Policia e Kosovës dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Podujevës për kontroll të mëtutjeshëm.
Kujtojmë se sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ekspozohen në rrezet e diellit sepse ky mot është i papërshtatshëm për një shtresë të popullatës me sëmundje kronike.