Temperaturat e larta, mbi 300 persona kërkojnë ndihmë në QKUK

09 gusht 2019 | 16:51

Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në Kosovë kanë bërë që qytetarë të shumtë t’i drejtohen Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori Klinikës Emergjente në QKUK, Basri Lenjani, në një deklaratë dhënë për “Telegrafin”, ka bërë me dije se brenda 24 orëve në këtë klinikë kanë kërkuar ndihmë mbi 300 persona.

“Është numër i shtuar i atyre që kanë kërkuar ndihmë. Brenda 24 orëve ka arritur numri mbi 300 qytetarë që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vapës së madhe. 50 mijë raste i kemi vetëm për shtatë muaj, kurse vitin e kaluar i kemi pasur mbi 18 mijë, pra është shtuar. Po ashtu është shtuar numri i të lënduarve në aksidente. I kemi mbi 2 800 të lënduar në aksidente dhe katër të vdekur të konfirmuar në shërbimin tonë”, ka thënë ai.

Sipas tij, personat që kërkojnë ndihmë janë fëmijët dhe të moshuarit.

Lenjani ka treguar se ndihmë më së shumti kërkojnë personat me probleme neurologjike dhe disa sëmundje të tjera.

“Zakonisht ata që kërkojnë ndihmë kanë probleme neurologjike, problemet me yndyrë, me gjak, me shtypje të lartë, të ulët, me diabet, me sëmundje të veshakëve. Po ashtu ndihmë më shumë kërkojnë fëmijët, dhe të moshuarit, pa i anashkaluar personat me terapi për shkak të depresionit të cilët nëse i ekspozohen rrezeve të diellit mund të paraqiten çrregullime stomatike”, ka deklaruar Lenjani.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yjet e Milanit do ta vizitojnë stadiumin “Fadil Vokrri” në…