Temperaturat e larta në SHBA, ngrihen qendrat e ftohjes kundër vapës
Me valën rekord e të nxehtit në Shtetet e Bashkuara, të intensifikuar sidomos në rajonet e Midwestit dhe bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, zgjidhja që kanë gjetur autoritetet vendore të zonave me të prekura ishin qendrat e ftohjes.
Në njërën prej tyre në Brooklyn, siç njofton “Reuters”, sistemi ftohës me ventilatorë të fuqishëm i kthente këto ambiente të freskëta në një oaz kënaqësie.
Mjaft të moshuar e kanë si shpëtim këtë zgjidhje; disa prej tyre siç është rasti i 63-vjeçarit Pascual Valle, që foli për agjencinë prestigjioze të lajmeve, hyjnë atje në 9:00, të mëngjesit e nuk dalin deri pasdite, kur qendra mbyllet në orën 5:00.
Zyrtarët e shërbimeve të emergjencës për qytetin kanë dërguar shishe me ujë dhe Gatorade, të cilat iu dorëzohen të gjithë atyre që ndalojnë në këtë qendër për tu freskuar.
Vala e të nxehtit që ka munduar gati një të tretën e popullatës së SHBA-së këto ditët e fundit, pritet të thyhet gjatë ditës së hënë me një shpërthim stuhish e reshjesh freskuese shiu, pasojë e një fronti të ftohtë siç thotë shërbimi meteorologjik kombëtar atje.
“Situata e krijuar i kishte detyruar zyrtarët që praktikisht t’i luteshin njerëzve, të qëndronin brenda sa më shumë të mundeshin e të bënin kujdes për shenjat e problemeve shëndetësore nga i nxehti. Mësohet se temperaturat përvëluese të këtyre ditëve i kanë marrë jetën të paktën 6 personave”, ka njoftuar “Reuters”.