Temperaturat e larta, policia në Pejë apelon qytetarët të shmangin ndezjen e zjarreve
Policia në Pejë u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve për shkak të temperaturave të larta.
Gjithashtu, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvënieve.
“Duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen. Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvënieve. Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme. Apelojmë të të gjithë qytetarët të cilët frekuentojnë zonat malore të rajonit të Pejës, e në veçanti Bjeshkët e Nemuna që maksimalisht të jenё tё kujdesshëm dhe të përmbahen çdo aktivitet që mund të shkaktoj zjarre gjatë përdorimit si (shkrepsa, cigare, grilla, zjarre në natyrё, etj)”, është thënë në apelin e policisë.