Temperaturat e larta rikthehen në Kosovë

22 gusht 2021 | 09:28

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Sipas njoftimit, indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta, e prandaj në këto kushte nuk preferohet të kemi kontakt të drejtëpërdrejtë me rrezet e diellit.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës po vazhdon t’i dënojë qytetarët që nuk…