Temperaturat e larta rrezik për zjarre pyjore dhe fushore

12 korrik 2023 | 16:46

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se temperaturat e larta janë rrezik për zjarre pyjore dhe fushore.

“Këto ditë tek ne kemi temperatura mjaft të larta, nga këto temperatura mund të fillojnë të shfaqen edhe problemet me zjarret pyjore dhe fushore. Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja është të kuptohet se nga këto zjarre mund të rrezikohet jeta e qytetarëve të Kosovës. Institucionet emergjente në Kosovë, duhet që të jenë të përgatitura për këto zjarre, qoftë me kapacitete njerëzore dhe logjistike, por edhe me fillimin e fushatave vetëdijesuese për qytetarët, duke i informuar ata, për zjarret e mundshme dhe rrezikun që mund të shkaktojnë ato”, ka theksuar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Besnik Berisha i ka reaguar ministres së Drejtësisë Albulena…