Temperaturat e ulëta, mbyllet për sot pishina e Gërmisë

08 gusht 2023 | 10:32

Pishina e Gërmisë do të qëndrojë sot (e martë) e mbyllur si pasojë e temperaturave të ulëta.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, punën kjo pishinë do të vazhdojë nesër.

Ndryshe, sipas IHMK-së, sot do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell, përcjell teve1.info

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu, kryesisht në viset e larta.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në qeverinë Kurti së shpejti do të ketë ndryshime. Ministri…