Temperaturat e ulëta mbyllin shkollat dhe pezullojnë vaksinimin në Itali

14 shkurt 2021 | 14:36

E gjithë Italia është vendosur nën kthetrat e acarit. I ftohti siberian i cili ka përfshirë një pjesë të madhe të vendeve evropiane ka sjellë temperatura ekstremisht të ulëta .

Dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti në autostradën Torino-Bardonecchia, për shkak se asfalti kishte ngrirë. Dy persona të tjerë u gjetën të vdekur në zonën e Modenës pasi orteku i kishte zënë poshtë.

Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë Italinë. Në Milano energjia elektrike u ndërpre, ndërsa transporti publik dhe ai hekurudhor është pezulluar përkohësisht.

Sipas meterologëve i ftohti ekstrem do të vazhdojë të ndikojë në rajonet qendrore-jugore edhe në orët e ardhshme.

Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një alarm të kuq për motin ku dëbora do të bjeri në mbi 200-400 metra lartësi. Nga mbrëmja reshjet e borës do të prekin edhe Kalabrinë dhe Siçilinë.

Erëra të forta dhe  stuhi, priten gjithashtu në Toscana, Marche, Umbria, Lazio, Abruzzo, Molise, Sardenja, Campania, Puglia, Basilicata Kalabria dhe Sicilia.

Autoritetet kanë mbyllur përkohësisht të gjitha shkollat deri në përmirësimin e situatës. Dëbora ka përfshirë edhe një pjesë të madhe të vendeve bregdetare. Ndërkaq të gjitha qendrat e vaksinimit po ashtu janë mbyllur për shkak të temperaturave të ulëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA),…