Temperaturat ekstreme po shkaktojnë tragjedi/ Majmunët e uritur sulmojnë fëmijët e vegjël, i shohin si…
Episode të frikshme janë regjistruar së fundmi në Etiopi, ku raportohet se, majmunët e uritur po sulmojnë fëmijët. Shkak për këtë dyshohet se është bërë thatësira e madhe që ka shkaktuar edhe mungesën e ushqimeve te kafshët.
Sipas të dhënave të Organizatës ndërkombëtare Save the Children “intensiteti aktual” i thatësirës në vend është i paprecedentë. Abdirizak Ahmed, menaxher i operacioneve të zonës së Save the Children për Etiopinë lindore, tha në një deklaratë se tre muaj më parë, organizata filloi të merrte raporte për sulme të majmunëve të egër, veçanërisht në Dawa dhe Shebelle.
Sikurse raportojnë mediat e huaja, majmunët janë bërë shumë agresivë, ndërsa familjet detyrohen të mbrojnë fëmijët e tyre nga majmunët, të cilët i shohin si burim ushqimi. Etiopia po përjeton një prej thatësirave më të këqija të 50 viteve të fundit.
Ndërsa gazrat serrë të Tokës bllokojnë nxehtësinë në atmosferë, planeti vazhdon të ngrohet. Kjo rezulton në ndryshimin e motit dhe në vendet më të nxehta, me ndryshimin e klimës, uji avullon më shpejt dhe shkakton kushte më të thata të motit dhe thatësira.
Kjo jo vetëm që ka shkaktuar presion në rritje mbi komunitetet në vend, por gjithashtu ka bërë që kafshët e egra të shkojnë më tej në zonat e populluara në kërkim të burimeve.