Temperaturat gjatë javës së ardhshme deri në 37 gradë celsius

27 qershor 2021 | 16:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se mot i nxehtë do të mbretërojë edhe gjatë ditëve të para të muajit korrik.

Sipas IHMK-së, temperaturat gjatë javës së ardhshme pritet të arrijnë deri në 37 gradë celsius.

“Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdoj edhe gjatë dekadës së parë të muajit korrik. Të premten parashihet të ketë ulje të përkohshme në fushat barike por edhe në ato termike dhe për pasojë pritet ndryshim i përkohshëm i motit, i cili parashihet të shoqërohet me riga shiu dhe shkarkime rrufesh” , ka njoftuar IHMK-ja.

Më tutje, IHMK-ja ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-37 gradë celsius, gjithashtu do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11 m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) mund të…