Temperaturat në ditët e fundit të qershorit, deri në 36 gradë

26 qershor 2022 | 14:25

Temperaturat në ditët e fundit të qershorit do të arrijnë deri në 36 gradë celsius.

Sipas “Prishtina Weather”, në përgjithësi paraqiten kushte për më shumë kthjellime e diell, mirëpo që orëve të pasdites do të ketë zhvillime të vranësirave lokale, që edhe mund të japin kushte për rrebeshe e bubullima, me më gjasë ditën e enjte dhe të premte.

“Temperaturat maksimale lokalisht mund të arrijnë në 35 gradë celsius apo edhe në 36. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira. Orëve të pasdites mund të shënojë rritje ozoni sipërfaqësor, që shtynë indeksin të kalojë edhe në vlera mesatare. Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, kështu që rekomandohet t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell orëve të mesditës”, është thënë në njoftimin e  Prishtina Weather”.

Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare, me një rënie ditën e mërkurë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putini ka nxjerrë në fushë të betejës me ukrainasit…