Ten Hag e paralajmëron Ronaldon, i cili i mllefosur u largua mbrëmë drejt zhveshtores pa mbaruar loja
Cristiano Ronaldo dukej i mllefosur mbrëmë në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Tottenhamit, 2:0.
Derisa “Djajtë e Kuq” ishin afër ta festonin këtë fitore të rëndësishme, i pakënaqur ishte Cristiano Ronaldo.
Yllit portugez nuk i është dhënë rasti të luante fare në ndeshjen e zhvilluar në “Old Trafford”.
37-vjeçari i mllefosur është larguar drejt dhomave të zhveshjes ende pa përfunduar loja, duke e shfaqur pakënaqësinë ndaj trajnerit Erik ten Hag, që vendosi të mos e inkuadronte fare në lojë, siç mund ta shihni duke klikuar: KËTU
Trajneri holandez pas lojës është pyetur rreth këtij incidenti, por nuk ka preferuar të fliste shumë në ato momente për “CR7”.
“Unë nuk do t’i kushtojë shumë rëndësi kësaj çështjeje sot. Do të merremi me të nesër (të enjten). Duam të mbetemi të fokusuar në këtë ekip. Ishte një performancë e mrekullueshme nga të gjithë 11 lojtarët”, ka thënë ish-trajneri i Ajaxit.
Sot pritet të zhvillohet një takim sqarues në mes të Ten Hag dhe Ronaldos.
Portugezi pritet të largohet nga “Old Trafford” gjatë janarit pasi s’po ka hapësira në “Teatrin e Ëndrrave” dhe nuk po e ka mundësinë të luajë në Ligën e Kampionëve. /GE