Ten Hag flet për herë të parë për dënimin e Ronaldos
21 tetor 2022
| 16:52
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka folur për herë të parë pas suspendimit të Cristiano Ronaldos nga ndeshja me Chelsean.
Trajneri holandez e ka pranuar se Ronaldo refuzoi të futej në lojë kundër Tottenhamit.
“Po, Cristiano Ronaldo refuzoi të futej në lojë ndaj Tottehamit”, ka thënë Ten Hag.
Më tutje, ai ka thënë se duhet të ketë pasoja për këto sjellje.