Ten Hag nuk frikësohet nga shkarkimi i mundshëm
30 shtator 2024
| 12:57
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka këmbëngulur se ai nuk ka frikë të shkarkohet pavarësisht humbjes së rëndë 3-0 në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur.
I pyetur nëse ai është i shqetësuar se “shefat” e tij të Manchester United mund të kërkojnë të ndryshojnë menaxherin, Ten Hag ka thënë se: “Unë nuk po mendoj për këtë. Ne morëm vendimin nga një rishikim i qartë se çfarë duhet të përmirësojmë dhe si duam të ndërtojmë një skuadër, por e dinim se do të kërkonte pak kohë. Na duhet pak kohë. Ne jemi të gjithë në një drejtim. Edhe pronarët, stafi dhe lojtarët nuk e kam atë shqetësim”.