Ten Hag pas debaklit nga Crystal Palace: Jam trajneri i duhur për të ndryshuar gjërat
Manchester United ka pësuar debakël në udhëtim te Crystal Palace pasi janë mposhtur me rezultat të thellë 4-0. “Djajtë e Kuq” tani rrezikojnë të mbesin jashtë garave evropiane, pasi kanë një orar të vështirë në tri xhirot e fundit.
Unitedi do të luajë ndaj Arsenalit, Newcastle United dhe Brightonit. Përkundër debaklit të pësuar në Londër, Erik Ten Hag vazhdon të thotë se ai është trajneri i duhur për ta nxjerrë Manchester Unitedin nga kjo situatë.
“Unë jam trajneri i duhur për t’i ndryshuar gjërat. Nëse gjithë lojtarët janë në dispozicion atëherë ne kemi një skuadër të mirë. Por nëse mungon e gjithë prapavija atëherë ne jemi në probleme të mëdha”, ka deklaruar Ten Hag. Unitedi aktualisht ndodhet në pozitën e tetë në tabelë me 54 pikë, sa ka edhe Chelsea në pozitën e shtatë që i dërgon në Ligën e Evropës.