Ten Hag për Ronaldon: I përket së kaluarës

28 dhjetor 2022 | 12:06

Manchester United shkëlqen pa Cristiano Ronaldon, “djajtë e kuq” e rinisin me një fitore të bukur 3-0 përballë Nottingham Forest.

Në “Old Traford”, ofensiva e Ten Hag ishte e kolauduar në perfeksion ku dyshja Rashford-Matrial gjetën dy herë rrugën e rrjetës brenda 22 minutave. Rashford finalizoi me shumë klasë brenda në zonë një skemë perfekte nga goditja e këndit ndërsa pak minuta më pas dhuroi një asistim për Matrial.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 87-të, ishte Fred që sigloi shifrat përfundimtare në 3-0. Ten Hag u ngacmua sërish në lidhje me Ronaldon: “Unë shoh një skuadër shumë të uritur, nuk shoh pas, por vetëm të ardhmen. Ronaldo zgjodhi të na përshëndeste, tani ai nuk bën më pjesë e grupit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…