Ten Hag: Ronaldo mund të startojë në shumicën e ndeshjeve
07 shtator 2022
| 16:11
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik ten Hag, ka thënë se portugezi Cristiano Ronaldo është tani në gjendje të mirë fizike.
Holandezi ka bërë me dije se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të jetë i gatshëm të nisë në shumicën e ndeshjeve të Unitedit.
“Ronaldo nisi ndaj Brentfordit, pastaj jo më, por ai është gati të nisë. Sigurisht se mund të nisë në shumicën e ndeshjeve”, ka thënë Ten Hag.
Cristiano Ronaldo nuk ka qenë pikë kyçe e Unitedit, së paku këtë fillim sezoni.