Ten Hag vazhdon kontratën me Unitedin
Erik ten Hag ka zgjatur kontratën e tij si trajner i Manchester United deri në vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve për largimin e tij të mundshëm këtë verë.
E ardhmja e Ten Hag kishte qenë subjekt i spekulimeve intensive në muajt e fundit të sezonit 2023/24, me disa menaxherë që janë përmendur si për të zëvendësuar potencialisht holandezin këtë verë. Por, pasi drejtuesit folën me disa kandidatë, përfshirë Mauricio Pochettino dhe Thomas Tuchel, United zgjodhi të mbajë ish-trajnerin e Ajaxit. Ten Hag kishte vetëm një vit të mbetur në marrëveshjen e tij të mëparshme përpara sezonit 2024/25, por tani ka nënshkruar një zgjatje për të qëndruar në Old Trafford deri në vitin 2026.
“Jam shumë i kënaqur që kam arritur marrëveshje me klubin për të vazhduar punën së bashku. Duke parë dy vitet e fundit, ne mund të reflektojmë me krenari për dy trofe dhe shumë shembuj të përparimit nga ku ishim kur u bashkova”, ka thënë fillimisht Ten Hag për faqen zyrtare të klubit.
“Megjithatë, duhet të jemi të qartë se ka ende shumë punë të vështirë përpara për të arritur nivelet e pritura nga Manchester United, që do të thotë sfidë për tituj anglezë dhe evropianë”.
“Në diskutimet e mia me klubin, ne kemi gjetur unitet të plotë në vizionin tonë për arritjen e këtyre qëllimeve dhe ne të gjithë jemi të përkushtuar fuqimisht për ta bërë atë rrugëtim së bashku”, përfundoi holandezi.
✍️ Here to stay.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 4, 2024