Ten Hag zbulon vendimin për të ardhmen e Ronaldos
16 maj 2022
| 15:11
Cristiano Ronaldo do të luajë së paku edhe një sezon në Manchester United.
Lajmin e ka konfirmuar trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag.
“Dua ta mbaj Cristianon në Manchester United, natyrisht. Ai ka qenë mjaft i rëndësishëm për këtë klub. Ronaldo është një gjigant, për gjithçka që ka treguar deri tash dhe për atë se sa ambicioz është ai”, ka thënë Ten Hag.