Ten Hagen: Duam të fitojmë çdo trofe

15 gusht 2023 | 11:19

Manchester United e nisi me fitore edicionin e ri në Premierligë, derisa e mposhti Wolvesin me rezultat 1-0.

Trajneri i skuadrës nga “Old Trafford”, Erik ten Hag është shprehur i kënaqur me fitoren e parë dhe me këtë rast ka bërë të ditur se skuadra e tij synon  të fitojë çdo trofe.

“E rëndësishme ishte që morëm fitoren dhe mbajtën portën e pastër. Jam i kënaqur dhe shumë e rëndësishme është që tani duhet të shohim përpara. Po vijnë ndeshje të vështira dhe duhet të jemi bashkë sepse nuk do të jetë e lehtë. Ekipi tregoi karakter dhe përsëri tregojmë se jemi një klub i mirë. Ne jemi United, Manchester United dhe duam të fitojmë çdo trofe”, ka thënë Ten Hagen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit