Ten Hagen e dëshiron Dybalan në ‘Old Trafford’

28 prill 2022 | 11:59

Te Manchester United nuk besojnë më tek objektivi i Ligës së Kampionëve, ndërsa Erik Ten Hag së fundmi ka piketua një lojtar të Juventusit. “Djajtë e Kuq” renditen në vend të gjashtë dhe numërojnë 6 pikë më pak e një ndeshje më shumë se Arsenali i vendit të katërt.

Holandezi Ten Hag, i cili pret verën për të nisur punë si trajneri i ri i United, u ka kërkuar drejtuesve të klubit të nisin bisedimet me agjentin e Paulo Dybala, i cili do të largohet si lojtar i lirë nga Juventusi.

Ten Hag e pëlqen shumë 28-vjeçarin argjentinas dhe e konsideron mundësi tepër të mirë afrimin e tij pa shpenzuar asnjë cent për kartonin. Kujtojmë që tri vite më parë Dybala ishte shumë pranë transferimit te United në një shkëmbim me Lukakun, por lëvizja dështoi në fund.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën…