Ten Hagen kërkon të ‘blindohet’ Rashfordi
21 shkurt 2023
| 16:58
Marcus Rashford është shndërruar në protagonist absolut te Manchester Unitedi këtë sezon: 24 gola dhe 8 asistime në 36 ndeshje. Erik ten Hag u ka kërkuar drejtuesve të klubit ta “blindojnë” sulmuesin anglez.
Sipas “Sky Sport UK”, tekniku holandez kërkon që rinovimi i kontratës me Rashfordin të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, për të shmangur çdo skenar të padëshiruar në fund të këtij sezoni.
Rashfordi ka një kontratë me Manchester Unitedin deri më 2024.