Ten Hagen refuzon ofertën e Dortmundit  

22 janar 2025 | 16:55

Borussia Dortmund ka konfirmuar sot paradite se 36-vjeçari Nuri Sahin nuk është më në detyrën e trajnerit të skuadrës gjermane.

Humbja shokuese e së martës 2-1 ndaj Bologna në Ligën e Kampionëve i ka kushtuar rëndë Sahin, që mori këtë detyrë në fillim të sezonit.

Mësohet se trajneri i ekipit të 19-vjeçarëve të këtij klubi, Mike Tullberg, do të marrë drejtimin e ekipit të parë për ndeshjen e radhës në Bundesligë, atë ndaj Werder Bremen të shtunën në shtëpi.

Ndërkohë, sipas “Sky Sports News”, trajneri holandez Erik ten Hag nuk dëshiron të marrë rolin e trajnerit të Borussia Dortmund në mes të sezonit.

E njëjta gjë po ndodh edhe me kandidatin tjetër për stolin e klubit verdhezi, Roger Schmidt, që gjithashtu ka rezerva për strukturën në Dortmund dhe sa njerëz janë të përfshirë në procesin e vendimmarrjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri…