Tendencat për përçarjen e LV-së do të vazhdojnë

28 shtator 2022 | 08:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se largimi i Doarsa Kica-Xhelilit “ka qenë i sponsorizuar nga jashtë”.

Sipas tij, kjo po bëhet “për ta dobësuar Vetëvendosjen”.

“Grupi Parlamentar është unik. Është grup i madh. Mund të ketë dallime për çështje të caktuara politike sepse kemi pikëpamje të ndryshme se si duhet të adresohen a zgjidhen. Mund të ketë ndonjë rast që të reflektohen në votë. Te Kodi Civil ka pasur nevojë për diskutim më të thellë të brendshëm për t’u sqaruar më shumë. jam i bindur që ka shumë paqartësi në këtë mes”, ka thënë ai në KTV, të martën.

“E pranoj publikisht se ka edhe inxhiniering publik të sponsorizuar nga jashtë për të ndikuar brenda deputetëve të Grupit Parlamentar, me i përça, të ndikohet në mënyrën si votojnë, të dobësohet VV-në. E dukshme kjo. Edhe qasja influencuese e LDK-së që ka sponsorizume të jashtme… Janë veprime të dukshme. Ka lajmë të përditshme për t’i ekzagjeruar çështjet më normale brenda një subjekti politik. S’ka ndodhur kurrë më parë kështu”, ka deklaruar deputeti i LV-së.

Ai thotë se tendencat për “përçarjen e LV-së” do të vazhdojnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, do të takohet me udhëheqësin…