Tenderët njëburimor të qeverisë, LDK-ja kërkon seancë të jashtëzakonshme
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka bërë me dije se ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për çështjen e tenderëve njëburimor.
Gashit ka thënë se qeveria Kurti ka dhënë hiç më pak se 350 tenderë njëburimor e që sipas tij kanë burim korrupsioni.
“Më kërkesë të deputetes Hykmete Bajrami dhe me mbështetjen e 38 deputetëve është kërkuar që të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në lidhje me tenderët njëburimor që i ka dhënë qeveria dhe është thyerje e çdo rekordi. Tenderët njëburimor konsiderohen si një burim i madh korrupsioni. 350 tenderë njëburimor janë dhënë deri tash. Ne konsiderojmë që kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend, dhe do të iniciojmë edhe formimin e një komisioni hetimor”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se si LDK janë të gatshme që kurdoherë që të mbahen zgjedhjet, të marr pjesë.
“LDK-ja është në çdo koha është e gatshme që të marr pjesë në zgjedhje”, ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket diskutimeve në lidhje me manastirin e Deçanit, Gashi ka thënë se dhënia e tokës nuk është çështje e Komunës së Deçanit, por është përgjegjësi e Agjencia Kadastrale.
“Nuk është kompetencë e Komunës së Deçanit kjo çështje është kompetencë e Agjencisë Kadastrale”, ka thënë ai. /EO