Teniserja Navratilova diagnostikohet me kancer të fytit dhe gjirit

02 janar 2023 | 23:55

Martina Navratilova është diagnostikuar me kancer të fytit dhe gjirit.

18-herë kampione e Grand Slam-it, ajo do të fillojë trajtimin në New York në fund të këtij muaji.

66-vjeçarja ka treguar se të dyja herët e diagnostikimit me kancer, një në vitin 2010, janë kapur në një fazë të hershme.

Paçka se situata paraqitet serioze, ajo shpreson për një rezultat të favorshëm.

Po ashtu ka theksuar se “do të luftoj me gjithçka”.

Navratilova vuri re një nyje limfatike të zgjeruar në qafën e saj gjatë finaleve të WTA të nëntorit në Fort Worth, në Teksas.

Dhe një biopsi e mëvonshme zbuloi kancerin e fytit në fazën e parë.

Gjithashtu gjatë analizave të kryera, në gjoksin e saj u zbulua edhe një tjetër masë që më vonë u diagnostikua si kancer.

“Të dyja janë në fazat e tyre të hershme me rezultate të shkëlqyera”, ka treguar  përfaqësuesja e saj, Mary Greenham.

Nëntë herë kampionie e Wimbledon, ajo ka treguar se u ndje “e pafuqishme” pasi u diagnostikua me kancer në vitin 2010.

Mirëpo, vendosi ta jepte lajmin për të ndihmuar gratë e tjera që vuanin nga probleme të ngjashme shëndetësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e fluturimeve “Wiz Air” vazhdon t’i maltretoj pasagjerët gjatë…