Tenistët e Kosovës marrin pjesë në Evropian U14

07 mars 2019 | 12:17

Përfaqësuesja e Kosovës në tenis për grupmoshën U14 po merr pjesë në Kampionatin Evropian të shteteve në zhvillim, që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Krahas Kosovës, pjesëmarrëse janë edhe Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia, Moldavia, Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Malizi i Zi dhe Turqia.

Kosova po përfaqësohet nga Melos Nallbani, Drinor Shamolli, Forta Morina, Aja Broqi si dhe trajneri Argjend Lecaj.

Kampionati i shteteve në zhvillim mbahet çdo vit në fillim të sezonit. Garat kanë filluar sot dhe do të vazhdojnë deri më 16 mars.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan ndodhet në…