Tenisti austriak: U vaksinova në mënyrë që të luaj në Australian Open

05 nëntor 2021 | 16:59

Tenisti austriak Dominic Thiem, aktualisht numri 21 në botë dhe fitues i grand slam të US Open, ka deklaruar se ka kryer vaksinën kundër Covidit në mënyrë që të luajë në Australian Open, turneun e parë të madh të vitit 2022, që zhvillohet në Melburn (17-30 janar).

Thiem nuk luan prej disa muajsh për shkak të një dëmtimi në pulsin e dorës, por synon të jetë në formë kur të nisë sezoni i ri. “Do të luaj në Abu Dhabi në dhjetor, në mënyrë që të testoj veten dhe të jem gati për Australian Open”, ka thënë Thiem.

“Vaksina është e nevojshme për të qenë pjesë në këto dy evente, ndaj u vaksinova. Mendoj se jam në rrugën e duhur për t’u rikthyer në majë. Së shpejti rinis stërvitjen me ritëm të plotë”, u shpreh Dominic Thiem, një nga tenistët më të mirë në botë. Ende në dilemë prania e numrit 1 në botë, serbit Novak Djokovic në Australian Open, pasi nuk është i vaksinuar.

Në këtë turne do të lejohen vetëm të vaksinuarit, ndërsa të tjerët do të kryejnë 14 ditë karantinë dhe më pas do të kenë mundësi të luajnë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Podujevë është pajisur…