Tenistja bjelloruse infektohet me Covid
07 tetor 2021
| 17:00
Tenistja bjelloruse, Arina Sabalenka, është infektuar me COVID-19 në prag të Masters në Indiana Wells dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk do të paraqitet në këtë garë.
Pra, ajo do të vazhdojë karantinën derisa të shërohet.
Sabalenka kishte arritur gjysmëfinalen e US Open, ku ishte mposhtur nga Lela Fernandez 2:1, derisa tani po e kalon kohën në karantinë.
Karantinën ajo po e kryen në një hotel në Kaliforni, ku ka mundësi edhe të rrezitet gjatë gjithë ditës.
Gjithashtu, Sabalenka ka postuar dy fotografi në bikini, derisa shumë e konsiderojnë atë si ndër tenistet më të bukura në botë.