Tenistja: Kisha makthe, po bëhesha gati të hidhesha nga kati 26-të
14 qershor 2022
| 12:59
Jelena Dokiç, ish-tenistja 39-vjeçare, ka rrëfyer dramën e saj në rrjetet sociale. Ish numri 4 në botë, ka pasur një jetë të ndërlikuar, fillimisht me babin ndërsa më pas me “demonë” të tjerë.
Jelena ka zgjedhur rrjetet sociale për të rrëfyer dramën e sajë, ka dhe një datë fikse, 28 prill 2022:
“Në këtë datë, që nuk do ta harrojë kurrë në jetën time, ndodhesha në katin e 26-të të banesës. Në një moment mendova të hidhesha nga ballkoni, për t’i dhënë fund jetës. Gjithçka ishte e errët, kisha makthe dhe dhimbje. Nuk mund ta imagjinoni dot se çfarë ndjeja në ato momente”, rrëfeu mes të tjerash ish-tenistja.