Tension mes trajnëreve pas takimit Napoli – Juve
Tension dhe nerva të tendosura pas ndeshjes Napoli-Juventus mes trajnerëve Luçiano Spaleti dhe Masimiliano Alegri.
Të dy teknikët debatuan në sallën e konferencave për shtyp të stadiumit “Maradona” në momentit që po shkëmbeheshin, njëri për të dalë, e tjetri për të folur me gazetarët.
Trajneri i bardhezinjve, Alegri akuzoi se kolegu kishte bërë rrëmujë me arbitrin, ndërsa ai i “të kaltërve’ u shpreh se nuk e priste një akuzë të tillë dhe një herë që e mundi në fushë, tekniku juventin bëri gjithë këtë rrëmujë.
Në takimin ejavës së tretë të Serie A, “Zonja e Vjetër” u mund me rezultatin 2-1 nga Napoli. Bardhezinjtë janë 8 pikë larg kreut, ndërsa kanë vetëm 1 pikë të grumbulluar.
Morata kaloi miqtë në avantazh në minutën e 10’ në stadiumin “Maradona”, por vendasit ndryshojnë në pjesën e dytë.
Shezni nuk arriti të bllokonte goditjen e Insinjës dhe Politano nuk gaboi në të 57’.
Pesë mintua nga fundi, polaku evitoi autogolin e Kin, por nuk mundi të bënte asgjë në gjuajtjen e Kulibalisë.