Tensione në gadishullin korean- Qindra raketa me rreze të shkurtër veprimi kërcënojnë Seulin

17 maj 2024 | 21:26

Gadishulli Korean nuk gjen qetësi. Koreja e Veriut ka frikësuar fqinjin e saj jugor duke testuar qindra raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi.

Raketat janë testuar në brigjet e saj lindore. Alarmin e ka ngritur burime pranë qeverisë së Seulit.

Sipas tyre reagimi i Phenianit vjen një ditë pasi Seuli dhe Washingtoni zhvilluan stërvitje të përbashkëta me avionë luftarak.

Shefai i Shtabit i Koresë së Jugut e dënoi lëshimin e raketave si një provokim. Ushtaraku i lartë koreano-jugor tha se raketat me rreze të shkurtër veprimi fluturuan për rreh 300 km përpara se të uleshin në det.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka parë nga afër testimin e raketave “super të mëdha” në javët e fundit dhe ka vizituar objektet e prodhimit, njoftoi media shtetërore.

Sakaq, motra e diktatorit të Phenianit, tha se armët e taktike synonin vetëm pengesën kundër agresionit ushtarak të Koresë së Jugut. Ajo mohoi faktin se Pheniani po eksportonte armë në drejtim të vendeve të treta dhe veçanërisht Rusisë.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut kanë akuzuar Veriun për dërgimin e armëve në Rusi për të ndihmuar Moskën të plotësojë rezervat për përdorim në luftën e saj kundër Ukrainës. Moska dhe Pheniani e kanë mohuar akuzën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë gjetur trupat e tre pengjeve…