‘Tensione’ në Kuvend, Bogujevci kërkon nga sigurimi t’i largojë nga seanca Shalën dhe Zybën
02 maj 2024
| 13:08
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga sigurimi që të largojë nga seanca deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala.
E gjitha kjo ka ndodhur pasi Bogujevci nuk ia ka dhënë fjalë Shalës në replikë ndaj ministrit Hekuran Murati, i cili gjatë fjalës së tij i është referuar deputetit të PDK-së në raport me një shkrim lidhur për KEK-un.
Shala ka dalë në foltore të Kuvendit, ku ishte duke folur Mimoza Kusari-Lila, duke ia ndërprerë fjalën. Me këtë rast, ka reaguar deputeti Zyba, i cili është fjalosur me Shalën.
Pas kërkesës së Bogujevcit, sigurimi nuk ka ndërhyrë, por Shala dhe Zyba kanë lëshuar foltoren e Kuvendit.