Tensione në Mal tē Zi, mbi 10 mijë persona protestojnë kundër shugurimit të Joanikije të Kishës Serbe
22 gusht 2021
| 23:37
Protesta u organizua nga një grup qytetarësh, dhe u mbështet nga organizatat pro-malazeze dhe patriotike.
Ata akuzuan Kishën Ortodokse Serbe se mohoi kombin, gjuhën, shtetin dhe kishën malazeze.
Në Cetinje të Malit të Zi kanë protestuar sot mbi 10 000 qytetarë me flamuj kombëtar te Malit të Zi kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe Joanikije.
Ata kanë porositur qe këtë akt e konsiderojnë si provokim e përdhosje te Malit të Zi dhe të malazezëve që dhe nuk do ta lejojnë me as një çmim shugurimin e tij në Cetinje.
Ata përsëri akuzuan Kishën Ortodokse Serbe se mohoi kombin, gjuhën, shtetin dhe kishën malazeze.