Tensione në Malin e Zi, sulmohen zyrat e partisë së Gjukanoviçit

01 shtator 2020 | 09:32

Partia e Gjukanoviçit ka reaguar në lidhje me sulmet e bëra nga qytetarët në zyrat e kësaj të fundit në disa komuna.

Në reagimin e DSP thuhet:

‘Sulmet e turpshme në mjediset e Partisë Demokratike të Socialistëve në komunat Plužine, Pljevlja dhe Danilovgrad flasin më së miri për friken e sulmuesve, primitivizmin e tyre dhe faktin që alternativa e tyre politike nuk di të festojë në një mënyrë kulturuar dhe të civilizuar për atë që ata e konsiderojnë një rezultat të mirë të zgjedhjeve’.

Partia Demokratike e Socialistëve ka festuar fitoret e saj të panumërta, por askujt nuk i ka shkuar ndërmend të tregojë gëzim duke prishur mjediset e një konkurrenti politik. Respektimi i ndryshimeve, përfshirë ato politike, është një nga vlerat e shoqërisë moderne malazeze, të cilën as vandalë të tillë nuk do ta vënë në dyshim,” thuhet nga kjo parti.

Ata u bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore që të gjejnë dhe ndjekin penalisht sulmuesit në përputhje me kompetencat e tyre.

“Ne po u themi sulmuesve se shkopi ka dy skaje, dhe se me siguri do të gjejmë një mënyrë për të mbrojtur pronën dhe njerëzit tanë,” deklaron DPS.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Berat Luzha Golemi, me popullsi rreth 7000 banorë, është…