Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë
18 dhjetor 2017
| 11:18
Pas fjalës së deputetëve të opozitës para protestuesve, situata para Kuvendit të Shqipërisë është tensionuar.
Protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda oborrit të Kuvendit, duke u përplasur me policinë.
Protestuesit kanë hedhur tymuese në oborrin e Kuvendit dhe në një moment ata kanë çarë kordonin e parë të Policisë.
Menjëherë ka ndërhyrë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë rivendosur kordonin. Situata mbetet ende e tensionuar. (TCh)