Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës rrezikojnë finalen e Ligë së Kampionëve
UEFA po vlerëson mundësinë e ndryshimit të vendit për finalen e radhës të Ligës së Kampionëve, e planifikuar aktualisht të luhet në Shën Petersburg më 29 maj. Shkak është kriza ruso-ukrainase dhe UEFA po e mendon seriozisht këtë gjë.
Shtypi anglez raporton se “Wembley” është një nga favoritet për të pritur finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Në UEFA janë shfaqur dyshime serioze për mundësinë për të luajtur finalen e Ligës së Kampionëve në “Gazprom Arena”.
Prandaj, UEFA do të monitorojë krizën në mënyrë që të hartojë një plan emergjence, nëse është e nevojshme.
Disa linja ajrore të mëdha evropiane kanë njoftuar tashmë se do të pezullojnë ose reduktojnë fluturimet si në Ukrainë ashtu edhe ne Rusi për shkak të problemeve në rritje të sigurisë.