Tensionet në Ukrainë, kancelari gjerman kërcënon Rusinë me sanksione

17 shkurt 2022 | 16:37

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka folur pas një takimi të liderëve të BE-së në Bruksel, duke kërcënuar Rusinë me sanksione në rast se sulmon Ukrainën.

“Nëse ka agresion ushtarak ndaj Ukrainës, do të ketë pasoja dhe ne jemi të gatshëm të reagojmë me sanksione ndaj Rusisë”, ka thënë ai shkurt për “BBC”, duke shtuar se liderët duan të përdorin diplomacinë për të zgjidhur krizën.

“E dimë në të njëjtën kohë se ka ende shumë ushtarë dhe trupa përgjatë kufirit ukrainas. Kjo është kërcënuese dhe mbetet një situatë kërcënuese. Ne nuk mund të jemi naivë për këtë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i shoqëruar…