Tensionet në veri, Rama: Kosova ka mbështetjen e qeverisë shqiptare
12 dhjetor 2022
| 11:59
Gjatë prezantimit të projektit të Portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Roman, kryeministri i Shqiëprisë, Edi Rama, ka shprehur sërish mbështetjen e qeverisë shqiptare ndaj Kosovës për situatën që është duke ndodhur në veri.
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare.
“Përshëndes kryeministrat Kurti dhe Kovaçevski, të cilët e patën të pamundur të ishin këtu për shkak të angazhimeve. Në rastin e Kurtit e keni parasysh që bëhet fjalë për situatën në veri, dhe kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, ka thënë Rama.