Tensionet ShBA-Iran çojnë në rritjen e çmimeve të naftës
03 tetor 2018
| 23:11
Çmimet e naftës arritën sot nivelet e tyre më të larta që prej vitit 2014 në Nju-Jork dhe Londër, të nxitura nga komentet e përgjegjësve amerikanë mbi Iranin duke risjellë kërcënimin e sanksioneve të mundshme kundër naftës iraniane.
Një fuçi naftë për muajin nëntor u rrit me 1,18 dollarë ose 1,6% duke kapur vlerën totale të 76,41 dollarë në “New York Mercantile Exchange”.
Nga ana tjetër, në Londër, fuçia e naftës për muajin dhjetor u rrit me 1,49 dollarë ose 1,8% duke kapur vlerën totale prej 86,29 dollarë në “Intercontinental Exchange”.