Tensionet tregtare ShBA – Kinë përfshijnë edhe Kosovën
20 shtator 2018
| 10:15
Tensionet tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara (ShBA) dhe Kinës mund të ndikojnë edhe në Kosovë, përkatësisht në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Jeton Demi, zyrtar për Informim në Trust, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se Fondi i Kursimeve Pnsionale (FKPK-ja) deri më 31 gusht kishte nën menaxhim 1,733,804,055 euro.
Mirëpo, sipas tij, ky vit është duke u ndikuar negativisht nga tensionet tregtare në mes të ShBA-së dhe Kinës.
Ai ka thënë se këto tensione rrezikojnë potencialin e zhvillimit botëror ekonomik dhe jo vetëm.
“Megjithatë, FKPK-ja deri më 13 shtator 2018 qëndron në kuota të lehta pozitive, me një kthim bruto për vitin prej afër 12 milionë eurosh”, ka thënë Demi.