Tensionet ushtarake në Ukrainë, Rusia përplaset me Britaninë – përmendet edhe Kosova
Ambasada e Rusisë në Britani të Madhe ka nisur një debat lidhur me prezencen ushtarake të Britanisë së Madhe në Poloni dhe Estoni, ndërsa është përmendur edhe Kosova.
Fillimisht, ambasada ruse nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se Forcat e Armatosura të Britanisë së Madhe po avancojnë “në mënyrë agresive drejt kufijve të Rusisë në Poloni dhe Estoni”.
“Mbretëria e Bashkuar shpesh përdor sloganin fals “agresioni eventual rus në mish”, kur në fakt janë Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar që avancojnë në mënyrë agresive drejt kufijve të Rusisë në Poloni dhe Esoni dhe Mbretëria e Bashkuar synon haptaz të pranisë së ushtrisë në Arktik.”, thuhet në reagimin e tyre.
Por, një perdorues i Twitterit me emrin Andres Ostlund i ka replikuar këtij reagimi duke thënë se Estonia dhe Polonia kanë ftuar forcat angleze, ndërsa Rusia ka pushtuar Krimenë.
“Dallimi është se Estonia dhe Polonia ftuan Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ndërsa Rusia pushtoi Krimenë dhe Donbasin. I pushtuar vs i pamje. Ndjeni ndryshimin?”, ka shkruar ai.
Menjëherë pas kësaj ka reaguar sërish ambasada ruse në Britani duke përmendur Kosovën. Sipas tyre, në Krime ka pasur referendum, kurse në Kosovë nuk ka pasur referendum për shpalljen e pavarësisë.
“Ne e dimë se si këto “ftesa” të kenë mos e gjenjeni vetën. Në Krime pati një referendum dhe njerëz që votuan për të ardhmën e tyre, një të ardhme më të mirë dhe shumë më të sigurt. Në të njëjtën kohë, nuk ka pasur referendum në Kosovë dhe Perëndimi është ok me këtë. Hajde, mos u bëj patetik.”, thuhet në këtë reagim.
Pas kësaj, ka reaguar edhe nënkryetarja e parë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e cila u shpreh se nuk di nga t’ia fillojë, por ka bashkangjitur në postim vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.
Nuk është kjo hera e parë që Rusia tenton të ngre paralele midis pavarësisë së Kosovës dhe problemit të tyre me Krimenë në Ukrainë.