Tensionohet situata në Shkup, demonstruesit përleshen me policinë (Video)

26 shkurt 2021 | 14:43

Sot në Shkup është mbajtur një marsh protestues kundër vendimeve të  gjyqësore për të cilat në opinion ekzistojnë dyshime se janë të montuara.

Protesta është organizatuar me iniciativë të familjarëve, ashtu siç edhe kanë njoftuar familjarët e rasteve “Monstra” dhe “Almir Aliut“, njofton “Portalb.mk”.

Situata në këtë protestë është tensionuar ku protestuesit janë përleshur me policinë. Organizatori për këtë shkak e ka shpallur protestën e mbyllur. Megjithatë, protestuesi nuk janë larguar. Situata vazhdon të mbetet e tensionuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja ka zhvilluar një…