
Tensionohet situata para parlamentit të Shqipërisë, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
16 mars 2019
| 13:40
Prej disa minutash turma e protestuesve është stacionuar para godinës së Parlamentit, sipas thirrjes së bërë nga udhëheqësit e opozitës.
Ndërkohë tashmë sapo ka ndërhyrë edhe policia, që ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e grumbulluar para Parlamentit.
Kjo pasi protestuesit tentuan të thyejnë kordonin policor të vendosur në hyrje të godinës.
Aktualisht protestuesit janë shpërndarë në rrugët rreth e qark godinës së parlamentit, për të shmangur efektin e gazit lotsjellës.