Tensitja Barty ruan pozitën e parë
12 shkurt 2020
| 11:23
Tenistja australiane Ashleigh Barty ruan kreun e renditjes botërore për femra edhe pas grand slamit të Australian Open.
Ajo ka 8.367 pikë, por tashmë diferenca me ndjekëset është ngushtuar. Në vendin e dytë është ngjitur Simona Halep, me 6.101 pikë, ndërkohë që podiumi kompletohet me Karolina Pliskova. Tenistja amerikane Soa Kenin, fituese e grand slamit të luajtur në Melburn, klasifikohet në vendin e 7-të, duke hyrë për herë të parë në “top-10” tenistet më të mira në botë. Ndërsa Serena Williams klasifikohet në vendin e 9.
Renditja (WTA): Ashleigh Barty (8.367 pikë), Simona Halep (6.101 pikë), Karolina Pliskova (5.290 pikë), Elina Svitolina (4.775 pikë), Belinda Bencic (4.675 pikë).