Tentativa e pestë, Kuvendi: Seanca konstituive vazhdon të mërkurën në orën 10:00

21 prill 2025 | 18:11

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca do të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00, në tentativën e pestë për konstituimin e Kuvendit.

Në njoftim përmenden zhvillimet në seancën e sotme.

 

 

“Kryesuesi Dehari njoftoi se pas këtij propozimi seanca për sot ndërpritet, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e saj të mërkurën, më 23 prill, në orën 10:00”, thuhet në njoftim.

 

Ndryshe, seanca e sotme është e katërta që po dështon për konstituimin e Kuvendit. VV ka propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun në seancën e së shtunës, mirëpo ajo ka dështuar të zgjidhet në mungesë të votave. Nga 61 sa i nevojiten, ajo në dy votime ka marrë vetëm 57. Deputetët e LDK’së kanë votuar kundër, ata të Nismës kanë abstenuar, teksa PDK dhe AAK nuk kanë marrë pjesë fare në procesin e votimit.

Deputeti Glauk Konjufca nuk e bëri fare sot propozimin për Kryeparlamentarin, ndërsa kërkoi kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.

“Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”.

“Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.

 

 

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.

Në Kuvend ishin të pranishëm ishin 117 deputetë./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka rifilluar sulmet e saj në Ukrainë, duke vrarë…